Site icon Telegrafi

Barcelona po konsideron rikthimin e Dani Olmos

Dani Olmo është njëri nga mesfushorët më në formë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfshori i talentuar spanjoll ka shkëlqyer këtë edicion me RB Leipzig ku në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Në Gjermani ditë më parë u raportuar se Leipzig e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe po pret oferta mbi 45 milionë euro për të.

Barcelona po tenton ta rikthejë përsëri në Camp Nou lojtarin, pasi ai kishte dal nga akademia e klubit ku kishte kaluar shtatë vite.

Mundo Deportivo ka raportuar se drejtuesit e Barcelonës duan rikthimin e lojtarit dhe presidenti Joan Laporta është i gatshëmt ë shpenzojë për transferimin e tij.

Qëllimi i Laportës është të ketë sa më shumë lojtarë vendas në skuadër prandaj dëshiron transferimin e Olmos dhe të mbrojtësit Eric Garcia, pasi që të dy më parë kanë qenë pjesë e akademisë së Barcelonës.

Gjithsesi transferimi i lojtarit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi shumë klube tjera e duan atë.

Real Madrid e Atletico Madrid gjithashtu e duan spanjollin, derisa interesim kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version