Telegrafi

Barcelona po e shkatërron Antwerpin pas pjesës së parë, City befasohet në Etihad – rezultatet pas 45 minutave të para në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar 45 minutat e para në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen në të njëjtë kohë.

Barcelona ka krijuar epërsi të madhe ndaj Royal Antwerpit ku aktiviozhet sulmuesi shqiptar Arbnor Muja pas 45 minutave të para 3-0.

Joao Felix, Robert Lewandowski dhe Bataille (autogol) ishin realizuesit e golave për katalunasit.

Gola të shumtë pati edhe në sfidën Shakhtar Donetsk – Porto 1-3 pas 45 minutave të para.

Lazio po mposhtet nga Atletico Madrid 0-0, derisa dueli mes Feyenoord dhe Celtic ka përfunduar 1-0 pjesa e parë.

Derbi mes PSG dhe Borussia Dortmund nuk ka pasur gola në pjesën e parë 0-0.

Ndërkohë kampioni në fuqi Manchester City përkundër dominimit absolut ka pësuar gol 0-1 nga Crvena Zvezda në Etihad Stadium. /Telegrafi/