Dean Huijsen është një nga mbrojtësit më të talentuar në botë dhe njëkohësisht ndër më të kërkuarit.
Paraqitjet fantastike me fanellën e Bournemouth kanë bërë që mbrojtësi qendror të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Spanjës.
Por ai është bërë objektiv i top klubeve evropiane si Real Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe së fundmi Barcelona.
Katalunasit janë futur fuqishëm në garë për mbrojtësin e talentuar dhe madje janë në gjendje të sakrifikojnë një yll të madh të skuadrës për të arritur te spanjolli i ri.
Lideri aktual i La Ligas është duke u përgatitur ta shes Ronald Araujon për 60 milionë euro që ta financojë blerjen e Huijsen.
Araujo nuk është një titullar i rregullt dhe Hansi Flick nuk llogarit në të, derisa Barcelona me Huijsen dëshiron që ta formojë një dyshe për të ardhmen në mbrojtje me Pau Cubarsin.
19-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Bournemouth, derisa ka edhe dy gola.
Klubi anglez synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/