Telegrafi

Barcelona po e konsideron transferimin e Piatekut

Barcelona thuhet se po tenton ta transferojë sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek.

Skuadra katalunase e di se më nuk mund të mbështetet në Luis Suarez, andaj dëshiro ta transferojë sulmuesin polak në fund të këtij sezon.

Sipas asaj që raporton Sempre Milan, Blaugranasit kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit të kombëtares së Polonisë.

Luis Suarez (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Piatek u transferua te Rossonerët në afatin kalimtar të këtij janari te Genoa, mirëpo nuk është i kënaqur me ecurinë e skuadrës.

Milani ishte pjesë e Ligës së Evropës, por u detyrua që të largohej shkaku i bilancit negativ financiar.

Lexo po ashtu Piatek e kushtëzon Milanin me Ligën e Kampionëve

24-vjeçari nuk është sulmuesi i vetëm në radarin e kampionit të La Liga-së, pasi ata kanë në listën e tyre edhe lojtarë të tjerë.

Timo Werner i Rasenball Sport Leipzig dhe Jaime Mate i Getafes, janë po ashtu në listën e Barcelonës si zëvendësues të uruguaianit. /Telegrafi/