Telegrafi

Barcelona po bën presion që të nënshkruajë me Wijnaldumin, PSG është futur në mes

Barcelona e kishte ndërmend të njoftonte blerjen e Georginio Wijnaldum në ditët në vijim, por bisedimet me mesfushorin kanë arritur një pikë kaotike, pasi në mes është futur Paris Saint-Germain që ka bërë një ofertë superiore.

Përfaqësuesit e Wijnaldum kanë qenë në zyrat e Barcelonës për dy ditë, duke përfunduar detajet e marrëveshjes, por tani gjithçka është në dyshim, pasi në lojë është futur PSG .

PSG ka bërë një ofertë jashtëzakonisht superiore financiare për lojtarin i cili largohet nga Liverpooli si futbollist i lirë.

Vlen të përmendet se situata financiare e Barcelonës nuk është e mirë dhe të gjitha kontratat po negociohen fort, ku përparësi iu japin bonuseve që vijnë nga paraqitjet dhe sukseset.

Barcelona duket se është paska në panik në 24 orët e fundit, pasi nuk duan ta humbin lojtarin.

Ani klubi po mendon një përmirësim të ofertës fillestare.

Sa i përket projektit sportiv, Wijnaldum, ndjen se vazhdimi i Ronald Koeman si trajner në Camp Nou është shumë i rëndësishme për të.

Pastaj për t’i shtuar edhe më shumë shpresë transferimit të tij, klubi po mendon afrimin edhe të holandezit tjetër Memphis Depay. /Telegrafi/