Site icon Telegrafi

Barcelona po i afrohet marrëveshjes me Kessie

(Foto: Instagram/franckkessie)

Barcelona është një hap më pranë për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, si lojtar të lirë në verën e ardhshme.

Kontrata e 25-vjeçarit me Rossonerët skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk e ka në plan ta rinovojë, pasi kushtet financiare që i kërkon janë më të larta se ajo që mund të ofrojë klubi.

Gazeta spanjolle Sport njofton se Barca ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e futbollistit nga Bregu i Fildishtë qe një kohë dhe tashmë e kanë ngushtuar diferencën ndërmjet kërkesës dhe ofertës.

Blaugranët janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të shumta për shërbimet e Kessie, prandaj shpresojnë që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje.

Lexo po ashtu Kessie do të vendosë së shpejti për të ardhmen, Interi dhe Barcelona në pritje

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar ishte raportuar se Barcelona e ka tërhequr interesimin për mesfushorin, gjë që bie në kundërthënie me raportimet e tanishme. /Telegrafi/

Exit mobile version