Telegrafi

Barcelona planifikon shkëmbimin Umtiti-Depay

Memphis Depay (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

Barcelona është duke planifikuar një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihen Samuel Umtiti dhe Memphis Depay.

Sipas Mundo Deportivo, Blaugranët i duan shërbimet e sulmuesit të Lyonit, të cilin do të përpiqen ta transferojnë gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri i ri, Ronald Koeman, dëshiron ta përforcojë fazën ofensive, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të largojë lojtarë para se të sjellë të rinj.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barca qe një kohë është duke u përpjekur ta shesë Umtitit, kështu që një marrëveshje shkëmbimi do t’i zgjidhte gjërat.

Lexo po ashtu Depay ka refuzuar disa skuadra, është në pritje të Barcelonës

Qendërmbrojtësi i katalunasve ka qenë pjesë e Akademisë së Lyonit dhe ekipit të parë, para se të transferohej te Blaugranët (2016), prandaj do t’i pëlqente rikthimi. /Telegrafi/

(Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)