Barcelona është duke planifikuar një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihen Samuel Umtiti dhe Memphis Depay.
Sipas Mundo Deportivo, Blaugranët i duan shërbimet e sulmuesit të Lyonit, të cilin do të përpiqen ta transferojnë gjatë afatit kalimtar veror.
Trajneri i ri, Ronald Koeman, dëshiron ta përforcojë fazën ofensive, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të largojë lojtarë para se të sjellë të rinj.
Barca qe një kohë është duke u përpjekur ta shesë Umtitit, kështu që një marrëveshje shkëmbimi do t’i zgjidhte gjërat.
Qendërmbrojtësi i katalunasve ka qenë pjesë e Akademisë së Lyonit dhe ekipit të parë, para se të transferohej te Blaugranët (2016), prandaj do t’i pëlqente rikthimi. /Telegrafi/