Site icon Telegrafi

Barcelona përgatit shitjen e Dembeles dhe Coutinhos në verë

Barcelona është e përgatitur të shesë këtë verë dy transferimit rekord të klubit, Ousmane Dembele dhe Phillipe Coutinho – me qëllim të mbledhjes së fondeve.

Sipas mediumit The Telegraph, dy yjet e sulmit pritet të largohen medoemos këtë verë nga Camp Nou.

Dembele dhe Coutinho thuhet se do t’u ofrohen klubeve evropiane për blerje ose si pjesë e një shkëmbimi me ndonjë transferim të ri.

Lexo po ashtu Unitedi dhe Arsenali në kontakt me Dembelen

Ylli francez ka pasur shumë lëndime që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmundi dhe drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë vendosur shitjen e tij.

Lojtari pëlqehet shumë në Ligën Premier, ku Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali i duan shërbimet e tij.

Në anën tjetër, edhe Coutinho me shumë gjasa karrierën do ta vazhdojë në Ligën Premier, por jo te ish-skuadra e tij, Liverpooli.

Lexo po ashtu Coutinho afër kalimit te Chelsea

Është klubi londinez, Chelsea, i cili tashmë ka filluar negociatat dhe tashmë po mendohet formula e transferimit, huazim me blerje të detyrueshme apo blerje përfundimtare në këtë verë.

Tottenham, Manchester Unitedi, Arsenali dhe madje edhe Leicester City thuhet se të gjithë kanë interes për lojtarin, por Chelsea vazhdon të mbetet favorit. /Telegrafi/

Exit mobile version