Barcelona pësoi një humbje turpëruese 2-0 ndaj Real Madridi në fundjavën e kaluar në Santiago Bernabeu.
Turpëruese për ta nuk e bënë rezultati, mirëpo paraqitja e dobët në pjesën e dytë, duke mos treguar fytyrën e kampionë në fuqi.
Për këtë gjë, Blaugranasit janë të gatshëm që të shpenzojnë në transferimet e kësaj vere, për të ndërtuar kështu një skuadër të re rreth Lionel Messit.
Ylli argjentinas dukej si i vetmuar në fushë dhe skuadra katalunase dëshiron që t’i ofrojë partner të ri në sulm.
Barcelonës i duhen së paku dy mbrojtës dhe dy sulmues. Kampioni në fuqi i La Liga-s po mendon që të rikthejë Neymarin nga Paris Saint-Germain dhe Lautaro Martinezin nga Inter.
Ata po kërkojnë po ashtu edhe një mbrojtës të majtë dhe një mbrojtës qendror, në mënyrë që të përforcohen në këto dy reparte. /Telegrafi/