Telegrafi

Barcelona përgatit kontratë të përjetshme për Messin

MADRID, SPAIN - APRIL 23: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at the Santiago Bernabeu stadium on April 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona dëshiron t’i ofrojë Lionel Messit një “kontratë të përjetshme” në një përpjekje për të heshtur spekulimet lidhur me të ardhmen e tij.

Blaugranët aprovuan një marrëveshje të ngjashme me kapitenin Andres Iniesta muajin e kaluar, ndërsa argjentinasi thuhet se tashmë është pajtuar për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2021.

Një raport në gazetën El Mundo Deportivo thotë se zyrtarët në Camp Nout po përgatisin mundësinë e ofrimit të një marrëveshje gjigante me yllin e tyre, e ardhmja e të cilit është në qendër të vëmendjes.

Barcelona po mendon t’i ofrojë sulmuesit argjentinas një marrëveshje të përjetshme me klubin.

Dashuria e Messit për Barcelonën është reale dhe e pastër (Getty Images)

Raporti i gazetës spanjolle thekson se “çmenduria e tregut” i ka detyruar drejtuesit e klubit të mendojë për një kontratë të tillë.

Kjo gjë që do të shmangte një përsëritje të mundshme të largimit si lloji i Neymarit, që pas thyerjes së klauzolës u transferuar për 222 milionë euro në Paris Saint-Germain.

Messi ka deklaruar më parë se dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në Argjentinë me klubin e tij të lindjes, Newell’s Old Boys.

Por, ofertat e tij nga skuadrat e mëdha evropiane, por edhe atyre në Amerikë dhe Kinë nuk janë ndalur asnjëherë në drejtim të pesë herë fituesit të Topit të Artë. /Telegrafi/