Barcelona është e gatshme të përfshijë Ousmane Dembelen në një përpjekje për të risjellë në klub yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.
E ardhmja e yllit brazilian ka qenë e përfolur që nga dita e parë e transferimit të tij te PSG në verën e vitit të kaluar për 222 milionë euro.
Neymar është lidhur me një largim nga Parc des Princes dhe skuadrat e interesuara për të nuk kanë qenë të pakta.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barça është e përgatitur për të luftuar me Real Madridin për transferimin e kapitenit të Brazilit.
Ndërmjetësit thuhet se janë të bindur se Neymari do të zgjedhë një kthim te Blaugranët përpara Realit nëse i jepet mundësia e zgjedhjes.
Megjithatë, MD sugjeron se mënyra e vetme që Barcelona mund të përballojë blerjen e Neymarit është nëse ata përfshijnë Dembelen në ofertën e tyre.
Mendohet se edhe drejtuesit e PSG-së nuk do ta refuzonin këtë propozim, pasi stafi i trajnerëve besojnë se Dembele dhe Kylian Mbappe mund të rikrijojnë suksesin e ekipit kombëtar në nivelin e klubit.
Dembele ka filluar ta gjej formën e tij më të mirë për Barçën këtë sezon, pasi në shumë ndeshje ka qenë titullar dhe ka shënuar gola. /Telegrafi/