Barcelona është duke u bërë gati që t’i fillojë negociatat me Flamengon për të riun me të ardhme Vinicius Junior.
Goal.com mëson se lojtari pëlqehet shumë nga klubi spanjoll dhe se bisedimet kanë filluar me babanë e tij për ta transferuar në Camp Nou.
Vinicius është kthyer në një synim për shumë klube pasi që u zgjodh lojtari më i mirë nën 17 vjeç, ndërsa në kohën e fundit kanë filluar edhe krahasimet me Neymarin.
Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te lojtari.
Për të interesim ka nga elita e klubeve evropiane, ndër to edhe Real Madridi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=I2y2BOnURj0