Telegrafi

Barcelona pas dyshes së Nice, Seri dhe Sarr

Mediat franceze raportojnë se Barcelona është në kërkim të dyshes së talentuar të Nice, Malang Sarr dhe Jean Michael Seri.

19-vjeçari Sarr – i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij – e ka vendosur veten si një titullar në skuadrën Francës U-21 dhe shpejt u bë një titullar fiks edhe te Nice, duke bërë 52 paraqitje që nga fillimi i sezonit të kaluar .

Duke lindur në Nisë dhe pjesë e akademisë së klubit që kur ishte 5 vjeç, mbrojtësi, i cili është me prejardhje senegaleze, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në nëntor të vitit 2016.

Lexo po ashtu Talentet e Ligue 1 po çmendin botën, këta janë pesë kryesorët (Foto/Video)

Sipas mediumit francez SFR Sport, gjiganti katalunas ka qenë duke e ndjekur mbrojtësin e ri që një kohë të gjatë.

Malang Sarr

Por, Sarr nuk është i vetmi, pasi Barcelona po ndje edhe shokun e tij të Nice, reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, Seri.

Jean Seri (Getty Images)

Spekulimet në mediat spanjolle në afatin kalimtar të transferimeve të verës e kishin lidhur mesfushorin qendror me një lëvizje në Camp Nou, por asnjë marrëveshje nuk u realizua.

Lexo po ashtu Seri: Barcelona ëndërr e madhe, dështimi i transferimit më ka prekur  

Skautët thuhet se kanë qenë në stadium kur Nice u mposht në shtëpi 3-2 kundër Lokomotiv Moskës të enjten në Ligën e Evropës.

Chelsea dhe Manchester United gjithashtu thuhet se po monitorojnë situatën e të dy lojtarëve të skuadrës franceze. /Telegrafi/