Barcelona tashmë kuptohet se për objektiv kryesor e kanë Lautaro Martinezin, që duan ta kenë në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi në klubet e futbollit, Blaugranat thuhet se po përgatisim një ofertë për lojtarin që pothuajse do të dyfishonte pagën që ai aktualisht e fiton te Interi.
Sipas Tuttosport, në kontratë parashihet një marrëveshja pesë-vjeçare me një pagë prej shtatë milionë eurosh në vit, që pas dy sezonesh mund të rritet.
Nëse Barcelona arrin një marrëveshje personale me Lautaron, atëherë sfida tjetër do të ishte të bindte Interin të ndahej nga ylli i saj dhe që ka një klauzolë prej 111 milion euro.
Katalanasit nuk kanë hequr dorë as nga ri-nënshkrimi i Neymar.
Braziliani dëshiron të kthehet në Spanjë, por edhe një herë situata është e ndërlikuar pasi Paris Saint-Germain që nuk dëshiron të shesë. /Telegrafi/