Raportohet se Barcelona ka bërë ofertë në vlerë 60 milionë euro për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.
Sipas Corriere dello Sport, Barca janë duke e përcjellë lojtarin tash e një kohë, ndërsa e ka testuar Juven me një ofertë që nuk është e vogël.
Lëndimet e Sami Khediras dhe Emre Canit, kanë bërë që ai të luajë në shumë ndeshje si startues.
‘Zonja e Vjetër’ është duke punuar që ta largojë klauzolën prej 50 për qind që e posedon Boca Juniors.
Në rast shitje, gjysma e parave do t’i shkojnë klubit argjentinas .
Bentacur kishte ardhur nga Boca Juniors te Juventusi në vitin 2017 dhe ky është edicioni i dytë i tij në Itali.
Ai erdhi si pjesë e marrëveshjes kur u largua Carlos Tevez. /Telegrafi/