Telegrafi

Barcelona ofron 20 milionë euro për Mesut Ozilin

Barcelona beson se 20 milionë euro mjaftojnë që ta marrin Mesut Ozilin nga Arsenali që në janar.

Gazetar spanjolle Mundo Deportivo, beson që klubi katalunas vetëm se e ka filluar përpilimin e ofertës.

Katalunasit janë në kërkim edhe të yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, që mbetet objektivi kryesor i klubit.

Ozil duket se nuk ka interesim të madh që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me londinezët.

Lexo po ashtu Dembele i gatshëm për Barçën për El Clasico?

Shtije e tij në janar merr kuptim pasi që Arsenali rrezikon ta humbas në verë më parametra zero.

Oferta është 20 milionë euro, që mund të rritet edhe pak nga Barcelona për të nënshkruar me lojtarin. /Telegrafi/