Telegrafi

Barcelona ofron 15 milionë euro për sulmuesin Loren, Betisi kërkon t’i paguhet klauzola e largimit

Lëndimi i Ousmane Dembele i ka dhënë Barcelonës mundësinë ligjore klubit të nënshkruajë një zëvendësim në sulm brenda futbollit spanjoll dhe lëvizja e fundit e tyre ka qenë oferta prej 15 milionë eurosh në drejtim të Real Betisit për Loren Moron.

Pas sagës që përfshiu sulmuesin e Valencias, Rodrigo Moreno në janar, Blaugranët po mundohet të identifikojë një sulmues i cili është i përballueshëm.

Çdo klub që lejon njërin nga lojtarët e tyre të largohet nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë zëvendësimin e tij, kështu që shumë pak klube dëgjojnë oferta për sulmuesin e tyre.

Lexo po ashtu Katër dështuan, katër të tjerë në listë: Barcelona vazhdon të punojë për një sulmues që ta ofrojë tani

Kjo do të thotë që Barcelona do të duhet së paku të ofrojë para sa klauzolat e blerjes, shumica e të cilave shpesh tejkalojnë vlerën reale të lojtarit në fjalë.

Sipas gazetës Marca, klubi nga Camp Nou ka ofruar 15 milionë euro për sulmuesin e Real Betisit, Loren.

Por, Betisi e ka sqaruar se nuk do të pajtohen me ndonjë shitje që përfshin Lorenin, të paktën jo për një çmim që nuk përfshin klauzolën e tij të blerjes prej 40 milionë eurosh.

Barcelona kishte një listë të objektivave që përfshinte Angel, Lucas Perez dhe Willian Jose, megjithëse ky i fundit nuk do të ishte titullar.

Ndryshe, 26-vjeçari ka shënuar 8 gola deri më tani në 22 ndeshje. /Telegrafi/