Telegrafi

Barcelona me ofertë të re për Willianin

Willian (Getty Images)

Gjiganti spanjoll, Barcelona, po bënë gati një ofertë të re për yllin e Chelseat, Willian.

Ylli i kombëtares braziliane, Willian, ka përfunduar në radarin e Barcelonës si njëri nga objektivat kryesore për transferim gjatë verës.

Gjiganti katalunas dëshiron të përforcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri dhe pikërisht Willian shihet si një transferim ideal.

Barcelona para disa ditësh bëri një ofertë në drejtim të Bluve në vlerë të 57 milionë eurove për yllin brazilian.

Willian (Getty Images)

Por, kjo ofertë u refuzua nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët e cilësuan të ulët shifrën.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, Blaugranët nuk janë stepur dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëjnë një ofertë të re.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron sulm më të thellë dhe e sheh Willianin si ideal për skemat e tij.

Valverde preferon transferimin e yllit të Chelseat pasi do të përshtatej mirë me bashkëkombësin e tij Philippe Coutinho. /Telegrafi/