Barcelona ka bërë ofertë në vlerë 56 milionë euro për Willian, por që është refuzuar nga Chelsea.
Sky Sports shkruan se gjiganti katalunas janë ende optimist dhe se mund të arrijnë marrëveshje me klubin anglez, pasi ende nuk janë dorëzuar.
Mesfushori 29-vjeç do të gjente te Barcelona shokë si Philippe Coutinho dhe Paulinho që aktualisht gjenden në Camp Nou.
Në javën e shkuar El Mundo Deportivo shkruante se lojtari i Chelseat shihet si alternativ pas dështimit të nënshkirmit me Antoine Griezmann.
Ish futbollisti i Shakhtar Donetsk, mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit.
Nën drejtimin e Antonio Contes, Willian ishte kthyer në lojtar të rëndësishëm, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 12 asistim.
Ai kishte paraqitje fantastik edhe kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/