Dyshja e Ajaxit, Matthijs De Ligt dhe Frenkie De Jong vazhdojnë të mbeten objektiva të gjigantit katalunas, Barcelonës.
Barcelona është e interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ri.
Përforcimet e etiketuara nga drejtuesit e klubit Blagurana vijnë pikërisht nga klubi holandez, Ajaxi.
Sipas të përditshmes Sport, mbrojtësi De Ligt dhe mesfushori De Jong janë të kërkuarit e Barcelonës.
Kjo gazetë gjithashtu raporton se klubi nga Camp Nou tashmë ka bërë gati edhe ofertën për verën e ardhshme.
Barcelona është gati të shpenzojë plot 130 milionë euro për dyshen e talentuar holandeze.
Megjithatë, transferimi i tyre nuk do të jetë i lehtë pasi si De Ligt ashtu edhe De Jong kanë shumë skuadra të interesuara pas tyre.
Për De Jong interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi, Interi, Juventusi dhe Roma, ndërsa De Ligt pëlqehet nga Zonja e Vjetër. /Telegrafi/