Site icon Telegrafi

Barcelona nuk do të publikojë më klauzolat e lojtarëve për të shmangur raste si ai i Neymar

Barcelona ka ndryshuar qasjen ndaj publikimit të detajeve rreth kontratave të lojtarëve, gjë që e ka aplikuar në të shkuarën.

Mundo Deportivo raporton se klubi katalanas ka vendosur të mos i zbulojë më publikisht klauzolat e blerjes.

Ky ndryshim ishte evident me Ronald Araujo , i cili nënshkroi kontratë të re me klubin deri në vitin 2031.

 

Lajmi se uruguaiani mund të blihej për 65 milionë euro në verë u zbulua përmes shtypit dhe nuk u konfirmua zyrtarisht nga klubi.

Barcelona beson se nuk është e mençur t’u jepet shumë informacion klubeve të tjera, veçanërisht rivalëve të tyre.

Lexo po ashtu Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e sensacionit spanjoll të Benficas

Nëse dikush dëshiron detaje specifike, do t’i duhet të kontaktojë drejtpërdrejt me klubin.

Neymar në të shkuarën kishte një klauzolë në kontratë prej 222 milionë eurove, që u pagua pastaj nga PSG.

Pas kësaj, Barcelona vendosi që lojtarëve kryesor tu vë klauzolë prej 1 miliard euro, për të shmangur të njëjtë gjë që ndodhi me Neymar. /Telegrafi/

Exit mobile version