Arthur Melo duket se do të vazhdoj qëndrimin te Barcelona së paku edhe për një vit.
Mesfushori brazilian iu bashkua katalunasve në verën e vitit 2018 nga Gremio dhe në vitin e parë shkëlqeu.
Këtë edicion Melo pati disa probleme me lëndime dhe nuk është paraqitur në të gjitha ndeshjet, por ai vazhdon të mbetet në listën e skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester United, Manchester City dhe Inter janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Arthurin, por Barcelona nuk dëshiron ta largojë atë.
Mediat spanjolle kanë raportuar se katalunasit nuk do ta lejojnë largimin e brazilianit nga Camp Nou për asnjë çmim.
23-vjeçari konsiderohet si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm dhe shihet si e ardhmja e klubit së bashku me Frenkie De Jong.
Reprezentuesi brazilian ka kontratë afatgjate me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2024. /Telegrafi/