Telegrafi

Barcelona nuk shqetësohet nga fjalët se Lionel Messi mund të kalojë te Interi

Te Barcelona janë të habitur paksa me fjalët e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili pretendoi se nënshkrimi i Leo Messi me Interin nuk është më i pamundur.  

Moratti beson se blerja e argjentinasit nuk është e pamundur, pasi sipas tij mund të përfshihet si pjesë e një marrëveshje me Lautaro Martinezin, i cili do të lëvizte në drejtim të kundërt.

“Unë nuk besoj se Messi është një ëndërr e ndaluar [për Interin]”, kishte thënë ai.

Sidoqoftë, kontrata e Messit skadon në verën e vitit 2021 dhe kataluanasit mbeten të habitur paska nga komentet.

Dëshirat e Blaugranave për të nënshkruar Lautaron dihet, pasi Messi ka kërkuar cilësi të lartë në klub për të luftuar për Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, Barcelona është e sigurt se Messi do të nënshkruajë kontratën e re me klubin dhe se nuk ka plane të largohet.

Në zyrat e Camp Nou, kërcënimi i Moratti për të nënshkruar me Messin nuk shihet asgjë më shumë sesa një mënyrë për të bërë presion te Barcelona për të rimenduar ndjekjen e tyre të Lautaro Martinezin. /Telegrafi/