Site icon Telegrafi

Barcelona nuk po arrin marrëveshje të re me Ilaix Moriba, klubet e Ligës Premier vihen pas talentit të madh

Mesfushori Ilaix Moriba dhe Barcelona janë duke punuar për të gjetur një marrëveshje të re për kontratën e për të riun këtë verë.

Ndërsa kjo vazhdon, megjithatë, ka klube të ndryshme që mund të provojnë dhe të tundojnë 18-vjeçarin që të largohet nga “Camp Nou”, sidomos klubet nga Liga Premier.

Sipas Fichajes.net, Chelsea dhe Manchester City po konsiderojnë një transferim për Ilaix.

Mesfushori tashmë ka refuzuar një rinovim të kontratës nga Barcelona pasi ai besonte se oferta ishte shumë e ulët.

Pep Guardiola në anën tjetër me Manchester Cityn e tij, mund t’i ofrojnë Ilaix një kontratë shumë fitimprurëse.

City mund të ofrojnë deri në gjashtë milionë euro në vit, dyfishin e asaj që ai mund të fitonte te Barcelona.

Kjo nuk është hera e parë që Ilaix ka oferta në tryezë, pasi babai i tij shpjegoi se ata kishin folur tashmë me klube të tjera në prill të vitit 2020.

“Man City, Chelsea dhe Juventus bënë oferta më të mëdha se Barcelona”.

“Unë vizitova të gjitha objektet e Man Cityt, por vendosëm të qëndrojmë këtu”, ka thënë babai i lojtarit.

Mbetet të shihet nëse të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje, por Ilaix do të vazhdojë të stërvitet me Barcelona B për momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version