Telegrafi

Barcelona nuk ka hequr dorë nga De Ligt, synon transferimin e mbrojtësit holandez

Matthijs De Ligt. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Matthijs De Ligt mund të largohet më herët se që e kishte menduar nga Juventusi.

Mbrojtësi holandez iu bashkua kampionëve në fuqi të Italisë në verën e vitit 2019 për një shumë prej 75 milionë euro.

Por aventura e tij në Itali nuk ka qenë më e mira deri më tani, pasi De Ligt ka hasur në vështirësi të përshtatet me futbollin italian.

Matthijs de Ligt. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Mundo Deportivo ka raportuar se qendërmbrojtësi holandez vazhdon t’i interesojë Barcelonës.

Barcelona pritet që të dalë me një ofertë prej 80 milionë euro në verë për transferimin e holandezit në Camp Nou.

Katalunasit synojnë që përsëri t’i bashkojnë dy shokët De Jong e De Ligt në një skuadër. /Telegrafi/