Telegrafi

Barcelona nuk heq dorë nga Romagnoli

Barcelona është e vendosur që të transferojë Allessio Romagnolin nga Milani në afatin kalimtar të kësaj vere.

Blaugranasit ka kohë që po tentojnë të transferojnë kapitenin e Rossonerëve dhe duket se në fund të këtij edicioni do t’i marrin shërbimet e tij.

Sipas Sportmediaset, kampioni i La Liga-s ka filluar bisedimet me agjentin e 25-vjeçarit rreth transferimit të mundshëm në Canp Nou.

Lojtari thuhet se është i vendosur që të largohet nga San Siro dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë Spanja.

Por, Barcelona e di se për të transferuar mbrojtësin qendror, duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Milani mund të mbetet pa kapiten, Romagnoli po ndiqet nga Chelsea dhe Real Madridi

Milani është në krizë financiare shkaku i coronavirusit dhe mund të lejojë që kapiteni i tyre të largohet në verë.

Romagnoli deri më tani në këtë sezon që aktualisht është i suspenduar nga virusi, ka bërë 26 paraqitje. /Telegrafi/