Alvaro Morata vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.
Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me të.
Vet sulmuesi spanjoll ka biseduar me Xavin dhe i ka bërë të qartë se do të ishte i lumtur të transferohej në Camp Nou.
E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se drejtuesit e klubit janë duke bërë të pamundurën për t’i marrë shërbimet e Moratas.
Gjithnjë sipas gazetës katalunase Barça është gati ta sakrifikojë holandezin Memphis Depay në mënyrë që të transferojë reprezentuesin spanjoll.
Juventusi e ka pëlqyer që një kohë të gjatë Depayn dhe një shkëmbim mes palëve duket mëse i mundur gjatë afatit kalimtar të janarit.
Me ardhjen e Xavit në krye të skuadrës Depay nuk ka luajtur shumë dhe më nuk shihet si një futbollist titullar. /Telegrafi/
Mercato Juventus, il Barcellona non molla #Morata: offerto Depay. #SportMediaset https://t.co/4GXfUrAaJ7 pic.twitter.com/BpmXyBZvUo
— SportMediaset.it (@sportmediaset) January 14, 2022