Barcelona po tenton ta transferojë Joshua Kimmichin nga Bayern Munich.
Skuadra katalunase ka kohë që e ndjekë mbrojtësin gjerman me shumë kujdes dhe në janar do të bëjë ofertën e parë.
Bavarezët ka disa vite që kanë refuzuar ta shesin mbrojtësin e tyre më të mirë, e të njëjtin qëndrim po vazhdojnë ta mbajnë ende.
Por, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, shkarkimi i Niko Kovacit pak ditë më parë, ka lëkundur skuadrën gjermane.
Blaugranasit thuhet se do të tentojnë ta transferojnë Kimmichin qysh në afatin e janarit, mirëpo me gjasë duhet të presin deri në verë edhe nëse e bindi lojtarin që të kalojë në Camp Nou. /Telegrafi/