Barcelona nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Nico Williams këtë verë – pavarësisht se arriti ta transferojë për 62 milionë euros Dani Olmon.
Williams ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh, duke lënë hapësirë për shpresë te Barcelona.
Shumë media dhe njohës të futbollit po e marrin si të kryer që sulmuesi do të qëndrojë në Athletic Bilbao, pasi u kthye një javë më herët në stërvitje në dhe tha për mediumin e klubit se mezi po e priste sezonin e ri.
Megjithatë, të enjten në mëngjes, doli se presidenti Joan Laporta do të ndërhyjë personalisht në bisedime për të provuar të arrinte një marrëveshje, me drejtorin sportiv Deco që nuk kishte shumë fat.
Fabrizio Romano ka shpjeguar për Caught Offside se Barcelona është ende në kontakt të përditshëm me agjentin Felix Tainta dhe shpreson të arrijë marrëveshjen. Romano pranoi se Athletic ishte e qetë për këtë çështje dhe besonte se Williams do të qëndrojë.
Do të ishte një befasi e madhe nëse Williams dhe Olmo do të nënshkruanin pa shitje të mëdha nga Barcelona. /Telegrafi/