Telegrafi

Barcelona nuk e përjashton rikthimin e Neymarit

Foto: Marca.com

Neymar përfaqësoi Brazilin në një miqësore kundër Urugujit të premten në mbrëmje dhe u pyet për nëse mund të kthehej në Barcelonë.

Në përgjigje, braziliani nuk ofroi fjalë por në vend të kësaj buzëqeshi me pyetjen, duke mbetur përsëri një enigmë e plotë për të ardhmen e tij.

Kohëve të fundit, rikthimi i tij u cilësua si i pamundur në Barcelonë, por tani gjërat janë zhvendosur pak dhe dera është përsëri e hapur për sulmuesin.

Lexo po ashtu Ish-bashkëlojtari i Neymarit, Montoya: Ai dëshiron të kthehet te Barcelona

Pep Segura, drejtori sportiv i klubit, ka filluar ta hapë derën gjithnjë e më shumë sidomos në një intervistë të kohëve të fundit.

“Nëse ne besojmë se, pavarësisht nga fyerja ndaj nesh, duhet të jetë ai transferimi i madh, atëherë ai do të jetë”, tha Segura në La Vanguardia.

Neymar ka fituar shumë trofe te Barcelona

Faktori kryesor në favor të kësaj lëvizjeje është dëshira e lojtarit për t’u kthyer në Kataluni dhe te Barcelona.

Edhe futbollistët në dhomat e veshjes e dinë se ai dëshiron të kthehet, dhe ata në Camp Nou janë të lumtur që kjo të ndodhë.

Neymar po lidhet çdo herë e më shumë me një largim nga PSG (Getty Images)

Neymar Senior vazhdon biznesin e tij dhe, si çdo vit, ai e ofron djalin e tij për klubet e elitës së Evropës.

Lexo po ashtu Real Madridi është gati të tentojë transferimin e Neymarit ose Mbappes

Sulmuesi brazilian iu ofrua Barcelonës, por gjithashtu iu ofrua edhe Real Madridit dhe xhevahir i Paris Saint-Germain mbetet obsesioni i madh i Florentino Perez.

Megjithatë, fjala e fundit mbetet te PSG dhe skuadra nga Ligue 1 është e prirur për të refuzuar të shesë lojtarin, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë më e lartë se shifra e paguar për të prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/