Nëse keni pasur dyshime për këmbëngulësinë e Barcelonës, atëherë shembulli mv i mirë është rasti për Philippe Coutinhon.
Liverpooli ka refuzuar tashmë tre herë ofertën e klubit katalunas. E fundit ishte 125 milionë euro, po edhe kjo nuk ia mbushi syrin Reds.
Sipas Mirror, edhe pse klubi anglez i ka thënë atij spanjoll se anësori brazilian nuk është për shtije, kjo nuk pritet të ndal Barcelonën.
Katalunasit janë duke përpiluar një ofertë të re që vështirë që do të refuzohet nga skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp.
Oferta mund të shkojnë deri në 150 milionë euro, kurse në kohë të njëjtë ata janë duke punuar edhe për Ousmane Dembelen e Borussia Dortmundit. /Telegrafi/