Site icon Telegrafi

Barcelona në vështirësi për transferimin e Xavi Simons, një gjigant tjetër evropian futet në garë për të

Barcelona po kërkon rikthimin e Xavi Simons, pesë vite pas largimit të tij nga Camp Nou.

Mesfushori holandez kishte kaluar nëntë vite në Akademinë e Barcelonës, para se të largohej në vitin 2019 për te PSG.

Këtë sezon, Simons ka shkëlqyer me fanellën e RB Leipzig ku është i huazuar nga PSG dhe ka ngjallur interesimin e top klubeve evropiane.

Lexo po ashtu PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

21-vjeçari në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë, derisa Barcelona po kërkon me çdo kusht rikthimin e tij.

Katalunasit do ta kenë shumë të vështirë të marrin lojtarin, pasi së fundmi në garë është futur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Lexo po ashtu PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bavarezët duan të bëjnë revolucion në skuadër dhe Simons është një nga dëshirat kryesore të trajnerit të ri Vincent Kompany.

PSG është gati ta shes yllin holandez, por synon që nga largimi i tij të fitoj rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version