Andreas Christensen është pjesë e Chelseat që nga viti 2012, kur iu bashkua klubit londinez nga të rinjtë e Brondbyt.
Mbrojtësi danez ka kaluar nëpër gjitha grupmoshat e Chelseat dhe ka tanimë 10 vite të kaluara në Londër, përveç dy prej tyre si i huazuar tek Borussia Moenchegladbach.
Por largimi i danezit nga Chelsea në verë duket mëse i mundur, pasi ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel dhe drejtuesit e Chelseat, por ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re.
Barcelona vazhdon të mbetet shumë e interesuar për mbrojtësin dhe tanimë palët kanë pasur disa kontakte.
Mundo Deportivo ka raportuar se drejtuesit e Barcelonës janë në kontakte të vazhdueshme me agjentët e lojtarit dhe marrëveshja mes tyre mund të ndodhë në javët e ardhshme.
Christensen është i lirë të nënshkruajë kontratë me Barcelonën tani dhe t’iu bashkohet atyre në verë si transferim i lirë.
Gjithsesi lojtari do të ketë edhe një takim me drejtuesit e klubit londinez para se të marrë vendimin përfundimtar, nëse do të vazhdojë kontratën me Chelsean edhe për pesë vite, apo të transferohet te Barcelona. /Telegrafi/