Site icon Telegrafi

Barcelona në garë për nënshkrimin e Pogbas, Raiola tashmë po zhvillon bisedime rreth një transferimi të mundshëm

Barcelona është gati të sfidojë rivalët e mëdhenj të Real Madridit në garën për të nënshkruar me yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Pogba është lidhur me një largim të mundshëm nga Old Trafford verën e ardhshme, pasi marrëveshja e tij aktuale me Unitedin skadon në vitin 2022.

Mesfushori francez 28-vjeçar është lidhur shumë me një rikthim mahnitës në Juventus, si dhe ka tërhequr interesim nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Ende nuk ka rinovuar me Manchesterin, Pogba në shënjestër të skuadrave të mëdha

Megjithatë, këto tri klube të mëdha evropiane tashmë do ta kenë një konkurrent të fortë për transferimin e yllit francez.

Sipas mediumit Fichajes, super-agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka zhvilluar ‘bisedime’ me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

 

Raiola, komentet e mëparshme të të cilit për të ardhmen e Pogbas në United kanë rezultuar me reagime të ashpra, thuhet se pret që të ketë një ankand nga klubet evropiane në përpjekjen për të blerë klientin e tij.

Barcelona thuhet se mund ta has në vështirësi për pagën javore të Pogbas prej 290 mijë funtesh, mes vështirësive financiare të klubit.

Lexo po ashtu Pogba vendos rekord asistimesh në Ligën Premier

PSG dhe Real Madrid besohet se kanë fuqinë financiare për të përmbushur kërkesat e francezit nëse ai largohet nga Old Trafford verën e ardhshme.

Pogba mbetet një pjesë e rëndësishme e planeve të Ole Gunnar Solskjaer në United dhe Djajtë e Kuq janë të etur për ta lidhur atë me një marrëveshje të re.

Reprezentuesi francez ka bërë pesë paraqitje për Unitedin këtë sezon dhe ka regjistruar tashmë shtatë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version