Site icon Telegrafi

Barcelona në bisedime të avancuara me Azpilicuetan

Barcelona është duke insistuar në transferimin e Cesar Azpilicuetas nga Chelsea.

The Blues ende nuk e kanë bindur kapitenin me ofertën për kontratën e re dhe duket se do të shkojnë drejt ndarjes.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona ka intensifikuar bisedimet me përfaqësuesit e mbrojtësit spanjoll.

Ata duan ta marrin 32-vjeçarin si lojtar të lirë, pasi kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.

Azpilicueta mund të arrijë marrëveshje qysh nga tani me Barcelonën, por fillimisht duhet t’i thotë lamtumirë Chelseat.

Në Stamford Bridge, spanjolli ka qëndruar për faro një dekade, duke fituar shumë trofe – mirëpo kampioni i Evropës duket se po shikon lojtar më të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version