Mesfushori holandez i Ajaxit, Donny Van de Beek ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.
Ardhja e Ronald Koeman në krye të skuadrës në vend të Quique Setien ka bërë që klubi nga Camp Nou të mendojë ndryshime të mëdha.
Përveç filozofisë së lojës, Koeman pritet të ndryshojë edhe shumë lojtarë nga formacioni i sezonit të fundit te Barcelona.
Trajneri holandez thuhet se tashmë ka filluar me kërkesat e tij dhe emrat që synon t’i transferojë në Camp Nou këtë verë.
Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Barcelona është në bisedime me agjentin e Van De Beek, Guido Alber për një kontratë gjashtë vjeçare.
#Barça are in talks with Donny #VanDeBeek's agent (Guido Albers) for a 6-year contract. #RealMadrid had an option to buy, but it expired last June 30. Now Bartomeu is working to reach an agreeement with #Ajax, which dreams Luis #Suarez's return. #transfers #FCB
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 20, 2020
Presidenti Jose Maria Bartomeu thuhet se është duke punuar për të arritur një marrëveshje me Ajaxin, i cili ëndërron rikthimin e Luis Suarez.
Një emër tjetër që është përfolur si përforcim i Barcelonës është edhe mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum. /Telegrafi/