Site icon Telegrafi

Barcelona në ankth, nëse Gundogan nuk regjistrohet deri të dielën largohet

Barcelona është në ankth, pasi blerja më e bujshme e kësaj vere Ilkay Gundogan mund mos të regjistrohet fare.

Katalunasit kanë afat vetëm deri të dielën për ta regjistruar mesfushorin gjerman dhe nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë Gundogan do të largohet nga Barcelona pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

‘Forbes’ ka raportuar se tek kontrata e gjermanit ekziston një klauzolë e veçantë sipas së cilës mesfushori është i lirë të kërkojë një ekip tjetër deri në fund të muajit gusht nëse federimi i tij nuk realizohet.

Lexo po ashtu Shqetësime te Barcelona rreth lëndimeve të Gundogan dhe Christensen

Kjo fut në panik drejtuesit, pasi mund të humbasin goditjen më të rëndësishme të afatit kalimtar veror.

Trajneri Xavi e shikon Gundogan si një titullar fiks në ekip dhe një lojtar mjaft të rëndësishëm për skemat e tij.

Lajmi tjetër i keq është se klauzola e tij mund të anulohet pasi nëse regjistrimi dështon deri para fillimit të La Ligas, kontrata e futbollistit nuk aktivizohet, kjo bën që gjermani të largohet falas nga klubi.

Lexo po ashtu Ilkay Gundogan pas zbarkimit në Barcelonë: Ëndërr e bërë realitet, me Xavin e mendojmë njëjtë futbollin

32-vjeçari iu bashkua Barcelonës si transferim i lirë nga Manchester City dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin me pagë 10 milionë euro në vit, ku në opsion ka edhe një vit vazhdimi.

Barcelona ka arritur të regjistrojë vetëm 13 lojtarë për sezonin e ri teksa kanë ngelur edhe 11 të tjerë, midis të cilëve dhe blerjet e reja të klubit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version