Telegrafi

Barcelona ndoqi nga afër tre yje të RB Leipzigut në ndeshjen ndaj Tottenhamit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes ishte në Gjermani këtë javë në një mision agjenti për të ndjekur tre lojtarë të RB Leipzig.

RP Leipzig mposhti Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 3-0 në takimin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe i eliminoi nga gara.

Ndeshja e zhvilluar në Gjermani shërbye edhe për Barcelonën, e cila i ndoqi nga afër disa lojtarë të mirë të RB Leipzigut.

Lexo po ashtu Barcelona në mes të Lautaro Martinez dhe Timo Werner – cili mund të zbarkojë në Camp Nou?

Sulmuesi Timo Werner dhe mbrojtësi Dayot Upamecano kanë qenë prej kohësh të lidhur me Barca, por nuk ishin të vetmit yje të ekipit në listën e shkurtër të Planes.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, mbrojtësi anësor Angelino, i huazuar nga Manchester City , është gjithashtu në listën e Barçës.

Ramon Planes në aeroportin e Berlinit

Është interesante që Planes ishte në të njëjtin fluturim për në Barcelona, së bashku me agjentin e Angelinos.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në aksin Leipzig-Barcelona. /Telegrafi/