Drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes ishte në Gjermani këtë javë në një mision agjenti për të ndjekur tre lojtarë të RB Leipzig.
RP Leipzig mposhti Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 3-0 në takimin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe i eliminoi nga gara.
Ndeshja e zhvilluar në Gjermani shërbye edhe për Barcelonën, e cila i ndoqi nga afër disa lojtarë të mirë të RB Leipzigut.
Sulmuesi Timo Werner dhe mbrojtësi Dayot Upamecano kanë qenë prej kohësh të lidhur me Barca, por nuk ishin të vetmit yje të ekipit në listën e shkurtër të Planes.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, mbrojtësi anësor Angelino, i huazuar nga Manchester City , është gjithashtu në listën e Barçës.
Është interesante që Planes ishte në të njëjtin fluturim për në Barcelona, së bashku me agjentin e Angelinos.
Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në aksin Leipzig-Barcelona. /Telegrafi/