Site icon Telegrafi

Barcelona ndalon bisedimet me Lautaron

Barcelona ishte shumë afër transferimit të Lautaro Martinez nga Interi, mirëpo situata me coronavirus ka ndryshuar gjërat.

Sky Sport Italia raporton se dy klube ishin në negociata të avancuara, pasi një lojtar do të lëvizte nga Camp Nou dhe një shumë e parave në Giuseppe Meazza për sulmuesin argjentinas.

Sidoqoftë, me situatën e pandemisë botërore, futbolli është suspenduar për një kohë të pacaktuar dhe gjendja financiare  e klubeve është shqetësuese.

Nga kjo gjë, Interi thuhet se tani do të pranojë shumë e 111 milionë euro, aq sa është klauzola e lojtarit, mirëpo që në të kaluarën kërkonte më shumë.

Lexo po ashtu Barcelona e vetme në garë për Lautaron

Barcelona nuk mund të paguajë këtë shumë shkaku i kësaj krize të shkaktuar nga virusi, andaj do të ofrojë lojtarë për të përfunduar marrëveshjen.

Manchester United, Real Madrid dhe Manchester City janë në mesin e klubeve që duan të transferojnë lojtarin, por që situata me pandeminë ka ndryshuar gjërat. /Telegrafi/

Exit mobile version