Emra si Dani Alves, Seydou Keita, Adriano, Ivan Rakitic, Aleix Vidal dhe i fundit Clement Lenglet, janë gjashtë lojtarët që te Sevilla i kishte ofruar drejtori sportiv Monchi e që më pas i kishte blerë Barcelona.
Langlet është i fundit që u pagua hiq më pak se 36 milionë euro dhe është lojtari i gjashtë i zbuluar nga drejtori sportiv i Romës, para se të kalonte nga Sevilla.
Lojtari i fundit që u vu në radarin e Monchit ishte Malcom i Bordeaux. Braziliani u pajtua me kalimin në Romë, por në fund i ra pishman, duke shkuar te Barcelona.
Në realitet Monchi është më i shtrenjtë se Cristiano Ronaldo, të paktën për Barcelonën.
Nëse Juventusi ka paguar 100 milionë për CR7, lojtarët e zbuluar nga drejtori sportiv i Romës i kanë kushtuar katalunasve 117 milionë euro.
Është Lenglet (ia paguar 36 milionë euro klauzolën duke ia vënë një të pre prej 300 milionë dollarësh) i fundit prej lojtarëve të blerë në dekadën e fundit që kaloi nga “Sanchez Pizjuan” në “Camp Nou”.
Marrëveshja më e shtrenjtë paguar ishte për Dani Alves, pasi Barcelona e bleu për 36 milionë euro në vitin 2008, ndërsa në atë vit Sevilla e bleu Seydou Keitan, i cili pastaj kaloi te Barcelona për 14 milionë euro.
Çmimi i njëjtë u pagua edhe për brazilian Adriano që u ble në vitin 2010, ndërsa në vitin 2014, kroati Rakitic u ble për 18 milionë, sikurse Aleix Vidal.
Kroati ende pjesë e Barcelonës dhe njëri ndër lojtarët kryesor të klubit.
Nëse Barcelona do të kishte nënshkruar me Monchin për drejtor sportiv lojtarët do të vinin për një çmim shumë më të ulët, ndërsa përfitimet do të ishin shumë më të mëdha. /Telegrafi/