Telegrafi

Barcelona mund të transferojë Moratan

Alvaro Morata mund të përfundojë një transferim shokues te Barcelona.

Një transferim befasues mund të ndodh gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Barcelona mund të jetë e vendosur për të bërë një lëvizje të habitshme për sulmuesin Morata.

Lexo po ashtu Alvaro Morata i vetofrohet Barcelonës

Blaugranët kanë nevojë të madhe për të mbuluar fazën e sulmit, pasi Luis Suarez po lufton me problemet e gjurit dhe Paco Alcacer është në huazim te Dortmundi.

Alvaro Morata (Getty Images)

Morata është duke kërkuar një mënyrë për tu larguar nga Chelsea pasi ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë dhe një vend në formacion.

Kështu, sulmuesi spanjoll mund të transferohet në huazim te Barcelona me kampionët spanjollë që mund të mbajnë një mundësi blerje përfundimtar.

Lexo po ashtu Barcelona mendon transferimin e Richarlisonit

Gjatë muajit janar pritet të ketë zhvillime në këtë drejtim dhe një huazim i Moratas nuk bënë të përjashtohet.

Emra tjerë të lidhur me një transferim në Camp Nou janë edhe Harry Kane, Mauro Icardi dhe Richarlison. /Telegrafi/