Ergling Haaland konsiderohet të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për verën, por nëse norvegjezi vendos të transferohet në Angli dhe t’i bashkohet Manchester Cityt, Blaugranët thuhet se do të synojnë Robert Lewandowskin.
Kontrata e sulmuesit polak me Bayern Munich përfundon në verën e vitit 2023, por dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një rinovim të mundshëm të kontratës.
Sipas gazetës Sport, Barcelona i ka vënë sytë te Lewandowski, duke monitoruar situatën e tij, pasi sulmuesi 33-vjeçar mund të bëhet i disponueshëm gjatë verës, nëse bisedimet dështojnë dhe Bayerni dëshiron të shmangë humbjen e tij si lojtar i lirë.
Ndërkohë, kërkuesit e mundshëm mund të nënshkruajnë me Haaland duke shkaktuar një klauzolë prej 75 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi pas përfundimit të sezonit aktual.
Pavarësisht vështirësive të tyre financiare, Barcelona është e prirur të bëjë një lëvizje për yllin norvegjez në verë.
Por, mediumi britanik Daily Mail ka raportuar se Manchester City ka një marrëveshje me sulmuesin për të blerë shërbimet e tij.
Barcelona tashmë ka kërkuar alternativa tjera në rast se humbet Haaland, duke vendosur në radar gjithashtu lojtarë si Alexander Isak, Karim Adeyemi dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/