Telegrafi

Barcelona mund të shpenzojë vetëm 16 milionë euro në janar

(Foto: Instagram/sterling7)

Barcelona ka në dispozicion vetëm 16 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit – bën të ditur Mundo Deportivo.

Sipas kësaj gazete, Bluagranët janë të interesuar për një futbollist ofensiv, ndërsa anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling dhe sulmuesi RB Leipzigut, Dani Olmo, kryesojnë listën e dëshirave.

Anglezi nuk është më lojtar kyç në ekipin e Pep Guardiolas dhe ishte afër largimit në verën që lamë pas.

(Foto: Instagram/sterling7)

Barca do t’i nisë bisedimet me Cityn në janar dhe marrëveshja mund të arrihet, kur kihet parasysh se klubi anglez e ka të qartë se Sterling dëshiron të largohet.

Lexo po ashtu Man City ofroi Sterlingun te Barcelona, por kërkoi Ansu Fatin në shkëmbim – Klubet diskutuan për shtatë futbollistë

Në anën tjetër, Dani Olmo është opsion më i shtrenjtë dhe transferimi në janar vështirë se mund të ndodhë. /Telegrafi/