Barcelona ka në dispozicion vetëm 16 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit – bën të ditur Mundo Deportivo.
Sipas kësaj gazete, Bluagranët janë të interesuar për një futbollist ofensiv, ndërsa anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling dhe sulmuesi RB Leipzigut, Dani Olmo, kryesojnë listën e dëshirave.
Anglezi nuk është më lojtar kyç në ekipin e Pep Guardiolas dhe ishte afër largimit në verën që lamë pas.
Barca do t’i nisë bisedimet me Cityn në janar dhe marrëveshja mund të arrihet, kur kihet parasysh se klubi anglez e ka të qartë se Sterling dëshiron të largohet.
Në anën tjetër, Dani Olmo është opsion më i shtrenjtë dhe transferimi në janar vështirë se mund të ndodhë. /Telegrafi/