Telegrafi

Barcelona mund të përfitojë nga një klauzolë e veçantë e vënë nga Raiola për De Ligt

Gazeta spanjolle Sport shkruan se agjenti Mino Raiola ka rënë dakord për një zbritje prej 75 milionë euro nëse Matthijs de Ligt largohet nga Juventusi për në Barcelonë, ndërsa klauzola është 120 milionë euro për çdo klub tjetër.

Juventusi kishte nënshkruar me De Ligt nga Ajax për 85.5 milionë euro në verën e 2019 dhe kontrata e tij zgjat deri në qershor 2024.

Sipas gazetës katalanase Sport, Raiola negocioi një marrëveshje të veçantë me Barcelonën kur ai ishte duke përfunduar transferimin fillestar te Juventusi.

Kjo është shkruar në letër që konfirmon se Barcelona mund të aktivizojë një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 75 milionë euro, ndërsa klauzola do të ishte 120 milionë euro për çdo klub tjetër që dëshiron ta blejë holandezin.

Chelsea do të ishte favorit aktual për të marrë De Ligt, veçanërisht pasi ata pritet të humbasin Antonio Rudiger si lojtar i lirë këtë verë dhe kanë nevojë për përforcime në mbrojtje.

Ata përballen me konkurrencën nga Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. /Telegrafi/