Telegrafi

Barcelona mund të pasurohet – nëse ia shet dy yjet Manchester United në verë

Manchester United ka nisur një ofertë për dyshen e Barcelonës, Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong.

El Pais thotë se United i dëshiron të dy lojtarët dhe sheh një mundësi duke e ditur që Barça duhet të arrij bilancin pozitiv financiar shkaku i Fair Play-it Financiar.

Mesfushori i Barçës, De Jong pranoi vetëm të shtunën se i rezistoi një oferte nga United verën e kaluar.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Mbrojtësi Araujo, ndërkohë, tërhoqi gjithashtu pyetje nga United vitin e kaluar përpara se të nënshkruante një marrëveshje të re me Barçën.

Megjithatë, kontrata ende nuk është regjistruar për shkak të çështjeve të FFP-së.

Ashtu si De Jong, prioriteti i Araujo është të qëndrojë me katalanasit. /Telegrafi/