Site icon Telegrafi

Barcelona mund të nënshkruajë me Bruno Guimaraes për shkak të një klauzole të përfshirë me Newcastle

Ylli i Newcastle United, Bruno Guimaraes mbetet i hapur për një lëvizje të mundshme në të ardhmen te Barcelona.

Guimaraes luajti një rol vendimtar për skuadrën e Eddie Howe në fund të sezonit të kaluar, pasi siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në dy dekada.

Forma e tij e lartë e treguar në “St. James’ Park” ka përshpejtuar dëshirën e bordit të klubit për t’i dhuruar brazilianit një kontratë të re në start të edicionit të ri të garave dhe Guimaraes ka pranuar që të rinovoj deri në vitin 2028.

Lexo po ashtu Barcelona bëhet gati ta promovojë një tjetër talent të La Masias në ekipin e parë

Megjithatë pavarësisht rinovimit, Guimaraes thuhet se është ende i etur për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur për Barcelonën në një të ardhme të afërt.

Sipas raportimeve nga Diario Sport, Guimaraes kërkoi një ‘klauzolë të Barcelonës’ që të përfshihej në kontratën e tij të re, e cila lejon blaugranasit ta transferojnë atë për një çmim më të ulët se sa ai që ka aktualisht.

Lexo po ashtu Vazhdojnë problemet për Barcelonën, ylli i ekipit largohet nga kampi i Spanjës i lënduar

Guimaraes momentalisht vlerësohet rreth 85 milionë euro, por çmimi me të cilin Barcelona mund të siguroj shërbimet e tij sillet diku rreth 65-70 milionë euro, në rast se katalanasit e shohin ish-futbollistin e Lyonit si një lojtar të tyre në të ardhmen.

Exit mobile version