Telegrafi

Barcelona mund ta transferojë Neymarin në një marrëveshje lojtar plus para, PSG zbulon kërkesat

Paris Saint-German ka shprehur gatishmëri për të lejuar transferimin e sulmuesi brazilian Neymar te Barcelona gjatë verës.

Sagës së rikthimit të Neymarit në Camp Nou si duket po i vjen fundi dhe vera e këtij viti mund ta kompletojë transferimin.

Sipas mediumit britanik The Express, Barcelona thuhet se mund ta rikthejë Neymarin në Nou Camp në një marrëveshje lojtar plus para.

Lexo po ashtu AS: PSG është pajtuar që Neymari të rikthehet te Barcelona

PSG thuhet se është gati të bëjë një marrëveshje me klubin katalunas për Neymarin nëse Barcelona ia plotëson kërkesat.

Francezët duan 72 milionë funte apo rreth 80 milionë euro të gatshme së bashku me shërbimet e sulmuesit anësori francez, Ousmane Dembele.

 

Neymar u largua nga gjigandët spanjoll tre sezone më parë për një marrëveshje rekord botëror prej 222 milionë eurosh, por që prej asaj kohe ka luftuar me lëndime te PSG.

Edhe braziliani thuhet se është i gatshëm të kthehet përsëri në Nou Camp, megjithë polemikat në lidhje me transferimin e tij në Francë tre vjet mbrapa. /Telegrafi/